Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Ekspozimi i hershëm i fëmijëve ndaj ekraneve lidhet me ndryshime në tru dhe ankth në adoleshencë

Jetë 30/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekspozimi i lartë ndaj ekraneve para moshës dyvjeçare mund të shkaktojë ndryshime në zhvillimin e trurit, të cilat lidhen me vendimmarrje më të ngadaltë dhe rritje të simptomave të ankthit në adoleshencë, thuhet në një studim të ri të publikuar në revistën shkencore eBioMedicine.

Hulumtimi u realizua nga Asst. Prof. Tan Ai Peng dhe ekipi i saj nga Instituti për Zhvillim dhe Potencial Njerëzor i A*STAR-it dhe Universiteti Kombëtar i Singaporit, duke ndjekur 168 fëmijë për më shumë se 10 vjet në kuadër të studimit GUSTO.

Sipas studimit, fëmijët me ekspozim më të madh ndaj ekraneve në foshnjëri shfaqën zhvillim të përshpejtuar të rrjeteve të trurit që lidhen me përpunimin vizual dhe kontrollin njohës. Kjo “pjekuri e parakohshme” e trurit, sipas studiuesve, mund të kufizojë fleksibilitetin mendor dhe aftësinë për t’u përshtatur më vonë.

Si pasojë, këta fëmijë kanë treguar vendimmarrje më të ngadaltë në moshën 8.5-vjeçare dhe simptoma më të larta ankthi në moshën 13-vjeçare.

Studiuesit theksojnë se ekspozimi ndaj ekraneve në moshën 3–4 vjeç nuk ka treguar të njëjtin ndikim, duke e bërë foshnjërinë një periudhë veçanërisht të ndjeshme për zhvillimin e trurit.

Një studim tjetër i lidhur ka treguar se leximi i përbashkët prind–fëmijë mund të zbusë disa nga efektet negative të ekspozimit të hershëm ndaj ekraneve, duke ndihmuar zhvillimin emocional dhe njohës të fëmijëve.

Sipas autorëve, gjetjet ofrojnë një bazë të rëndësishme shkencore për politikat e hershme të fëmijërisë dhe praktikat prindërore, duke theksuar rëndësinë e kufizimit të kohës para ekranit në dy vitet e para të jetës./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali i Prizrenit: Tre fëmijët e shpëtuar nga zjarri janë në gjendje stabile
Artikulli i rradhës IKSHPK: Këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.