Me fillimin e vitit 2026, ekspertët këshillojnë qytetarët të mos bien pre e trendeve shëndetësore që qarkullojnë në rrjete sociale dhe reklama.
Sipas mjekëve, shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për suplemente të shtrenjta apo produkte “mrekulli”, nëse ushqehen në mënyrë të balancuar.
Një dietë e shëndetshme, aktivitet fizik i rregullt, gjumë i mjaftueshëm dhe ecje e përditshme mbeten bazat kryesore të shëndetit.
Edhe kujdesi për lëkurën nuk ka pse të jetë i ndërlikuar, ndërsa ushtrimet mund të kryhen edhe pa pajisje speciale.
Ekspertët paralajmërojnë për trajtime dhe produkte wellness që premtojnë rezultate të shpejta, duke i cilësuar si të panevojshme dhe pa bazë shkencore.
Kur bëhet fjalë për shëndetin, këshillohet që burimi më i besueshëm të mbetet mjeku dhe jo rrjetet sociale./Gazeta Shneta/


