Shkencëtarët kanë identifikuar dy nënlloje të reja biologjike të sklerozës multiple duke përdorur inteligjencën artificiale, një hap i rëndësishëm drejt trajtimit më të personalizuar të sëmundjes.
Studimi, i realizuar nga University College London, analizoi MRI-të dhe një test gjaku nga rreth 600 pacientë, duke u fokusuar te proteina sNfL, e cila tregon dëmtimin e qelizave nervore.
Rezultatet zbuluan dy modele: early sNfL, me zhvillim më agresiv të sëmundjes që në fazat e hershme, dhe late sNfL, me progres më të ngadalshëm dhe dëmtime të vona.
Sipas studiuesve, ky zbulim mund t’u ndihmojë mjekëve të parashikojnë ecurinë e sëmundjes dhe të zgjedhin trajtime më të përshtatura për pacientët me sklerozë multiple.


