Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Ushqimi universal në shkolla mund të ulë urinë dhe ndotjen klimatike

Jetë 02/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga University College London (UCL) tregon se ofrimi i ushqimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë fëmijët në shkolla deri në vitin 2030 mund të ulë ndjeshëm urinë, sëmundjet dhe ndotjen mjedisore.

Sipas hulumtimit, zgjerimi i programeve të ushqimit shkollor nga niveli aktual – që mbulon rreth një në pesë fëmijë  në mbulim universal, do të ulë kequshqyerjen globale me rreth 24 për qind, do të parandalojë mbi një milion vdekje në vit nga sëmundjet e lidhura me dietën dhe do të përgjysmojë emetimet që vijnë nga ushqimi.

Studimi thekson se përfitimet mjedisore varen nga përbërja e vakteve: ushqimet me më shumë perime dhe më pak mish e produkte qumështi, si dhe reduktimi i mbetjeve ushqimore, sjellin ndikimin më të madh pozitiv.

Edhe pse zgjerimi i programeve kërkon investime shtesë – deri në 1 për qind të të ardhurave kombëtare në vendet me të ardhura të ulëta studiuesit vlerësojnë se kursimet në shëndetësi dhe dëmet klimatike e kompensojnë këtë kosto.

Autorët theksojnë se arritja e ushqimit universal në shkolla kërkon angazhim politik afatgjatë, veçanërisht në vendet më të varfra, duke e parë ushqimin shkollor si një mjet kyç për shëndetin e fëmijëve dhe mbrojtjen e mjedisit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEvropa po diplomon më shumë mjekë se kurrë por mungesat vazhdojnë
Artikulli i rradhës Humb jetën një fëmijë dyvjeçar në Maqedoni, u godit në kokë nga një copë metali natën e Vitit të Ri

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.