Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës, ka hapur konkurs për 12 specialistë të stomatologjisë, duke përfshirë fusha si kirurgjia orale, ortodonci, endodonci, protetika dhe parodontologjia.
Sipas konkursit, kandidatët duhet të jenë të regjistruar në Odën e Stomatologëve të Kosovës dhe të kenë përfunduar specializimin përkatës.
Aplikimet mund të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar në dokumentin zyrtar, duke përfshirë diplomën, certifikatën e specializimit dhe CV-në.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 26.01.2026
Për më shumë detaje i gjeni KËTU. /Gazeta Shneta/





