Një studim i ri nga Universiteti Stanford në SHBA tregon se inteligjenca artificiale mund të zbulojë rrezikun për mbi 100 sëmundje, vetëm duke analizuar gjumin e një personi gjatë një nate.
Studiuesit kanë krijuar një sistem të quajtur SleepFM, i cili analizon rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, aktivitetin e trurit dhe lëvizjet e trupit gjatë gjumit.
Sipas tyre, këto të dhëna mund të japin sinjale të hershme për probleme serioze shëndetësore, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Modeli është trajnuar me të dhëna nga dhjetëra mijëra pacientë dhe ka treguar saktësi të lartë në parashikimin e sëmundjeve si Alzheimeri, Parkinsoni, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri.
Sipas autorëve të studimit, gjumi është një “pasqyrë” e shëndetit të përgjithshëm, sepse gjatë tij trupi tregon qartë se si funksionon.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se kjo teknologji është ende në fazë studimi dhe nuk përdoret ende për diagnostikim në spitale. Nevojiten hulumtime të tjera për ta bërë atë të përdorshme për publikun e gjerë.
Në të ardhmen, kjo teknologji mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe në parandalimin e tyre.


