Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka deklaruar se nuk janë furnizuar me sasi të qumështit formulë e cila dyshohet se përmban substancën toksike cereulide.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës ju sqaron se asnjë nga klinikat që e kanë përdor qumështin NAN, nuk kanë qenë të furnizuar me produktet për të cilat pretendohet se kanë substancë të cereulidës apo ndonjë toksine tjetër!”, thuhet në deklaratën e QKUK-së.
Tutje nga ky institucion kanë deklaruar se furnizimi me qumësht formulë ka ndodhur në maj të vitit 2025, periudhë kjo që sipas tyre nuk përfshin dyshimet për përmbajtjen e substancës toksike.
“Ndër të tjera Klinika e Neonatologjisë pohon me vendosshmëri se prioritet e ka promovimin e gjidhënies dhe përmes stafit te kualifikuar motivon nënat e reja për gji dhënie, ndërsa për foshnjat që janë pa përkujdesje të nënave dhe foshnjat në nevojë ju ka ofruar qumësht që ka qenë një furnizim i mëhershëm i vitit 2024, si dhe furnizimi në muajin maj të vitit 2025. Sepse ka përfunduar kontrata, pastaj kanë qenë procedurat e prokurimit për lidhjen e kontratës së re. Andaj që nga ajo kohë sektori i ushqimit nuk ka furnizuar Klinikën e Neonatologjisë e as klinikat e tjera me produktet të qumshtit NAN. Gjithashtu QKUK siguron të gjithë qytetarët se për çdoɓ furnizim të mëtejmë është gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha organet kompetentet për sigurinë dhe kualitetin e këtyre produkteve”, thuhet në deklaratën e QKUK-së.
QKUK ditë më parë i tha Gazetës se ky qumësht përdoret në Klinikën e Neonatologjisë, porse ishin siguruar nga operatori ekonomik se qumështi është i sigurtë për përdorim tek foshnjat.
Kujtojmë se Agjencioni u Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se do ta tërheq nga tregu qumështin formulë “NAN” pas njoftimit të prodhuesit “Nestle” për tërheqje vullnetare të disa loteve të këtij produkti. /Gazeta Shneta/




