Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FSSHK dënon sulmin ndaj puntorëve në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

Lajme 16/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka dënuar ashpër incidentin e ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një infermiere dhe dy punonjës të sigurimit janë sulmuar fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Në reagimin e saj, FSSHK thekson se ky rast nuk është i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit institucional për të garantuar siguri minimale për punëtorët shëndetësorë në vendin e punës.

Sipas FSSHK, dhuna ndaj stafit shëndetësor është shndërruar në një dukuri shqetësuese, ndërsa tolerimi i saj nga institucionet përgjegjëse konsiderohet i papranueshëm.

FSSHK ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që rasti të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësit të ndëshkohen pa vonesa.

Po ashtu, FSSHK ka bërë thirrje ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës  që të mbajnë përgjegjësi institucionale dhe të ndërmarrin masa urgjente për rritjen e sigurisë në të gjitha institucionet shëndetësore publike.

“Punëtorët shëndetësorë nuk janë dhe nuk do të jenë shënjestër e dhunës për shkak të mungesave sistemore dhe keqmenaxhimit institucional”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.

FSSHKka shprehur solidaritet të plotë me infermieren dhe punonjësit e sulmuar, duke paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime sindikale nëse institucionet përgjegjëse vazhdojnë të mos e trajtojnë seriozisht çështjen e sigurisë së stafit shëndetësor./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Rrjetet sociale nuk lidhen drejtpërdrejt me përkeqësimin e shëndetit mendor tek adoleshentët
Artikulli i rradhës Kjo metodë mundëson zbulimin e hershëm të sëmundjes kronike të veshkave

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.