QKUK ka hapur një tender me vlerë 538 mijë Euro për servisimin e akseleratorit në Onkologji.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur një tender me titull “Servisimi dhe mirëmbajtja e Akceleratorit Linear në Klinikën e Onkologjisë”, shkruan Gazeta Shneta.
Tenderi është me vlerë hiq më pak se 538 mijë Euro me kohëzgjatje për 2 vite.
Tenderi është i ndarë në dy lote: Servisimi dhe mirëmbajtja e pajisjes, dhe furnizimi dhe montimi i pjesëve.
Në dosje është bërë edhe përshkrimi i kërkesave për punët që duhet të kryhen duke përfshirë servisimin e vazhdueshëm, mirëmbajtjen, parandalimin, ndërrimin e pjesëve, kalibrimin dhe rifreskimin e pajisjes me softuer, testimin, etj. /Gazeta Shneta/




