Një studim i ri klinik tregon se stimulimi i nervit vagus (VNS) mund të jetë një zgjidhje premtuese për pacientët me depresion rezistent ndaj trajtimit.
Sipas hulumtimit, mbi 20% e pacientëve që morën implantin elektrik nuk kishin më simptoma depresioni pas dy vitesh, ndërsa rreth 70% shënuan përmirësim domethënës.
Implanti vendoset nën lëkurë në kraharor dhe dërgon impulse elektrike në nervin vagus, i cili lidh trurin me organet e brendshme.
Në studim u përfshinë rreth 500 pacientë në SHBA, të cilët nuk kishin reaguar ndaj disa trajtimeve antidepresive.
Trajtimi është i miratuar nga FDA, por aktualisht mbetet i shtrenjtë.
Studiuesit shpresojnë që rezultatet të çojnë në mbulim nga sigurimet shëndetësore./Gazeta Shneta/


