Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në orët e mëngjesit, lokalisht do të ketë mjegull nëpër lugina dhe zona të ulëta.
Sipas MeteoKosova, gjatë ditës, në disa zona parashikohen reshje të izoluara shiu, ndërsa në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia e ndonjë fjolle bore, përcjell Gazeta Shneta.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 25 km/h.
Temperaturat do të shënojnë rënie. Vlerat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1°C, ndërsa maksimalet nga 4 deri në 7°C. /Gazeta Shneta/




