Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditura të dhënat për aktivitetin javor, ku gjatë javës së kaluar janë regjistruar 21 lindje, prej tyre 14 vajza dhe 7 djem.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 2,637 vizita specialistike, ndërsa janë evidentuar 300 pranime për trajtim spitalor.
Numri mesatar ditor i pacientëve të shtrirë ka qenë 203, përcjell Gazeta Shneta.
Në shërbimet laboratorike, 1,774 pacientë kanë kryer gjithsej 22,886 analiza. Po ashtu, gjatë javës së kaluar janë realizuar 71 ndërhyrje kirurgjike dhe 200 seanca dialize.
Të dhëna janë publikuar edhe për shërbimet diagnostike, ku janë kryer 542 radiografi (rëntgen), 276 ekzaminime me eho, 62 rezonanca magnetike (MRI) dhe 6 mamografi.
Në shërbimet kardiologjike janë realizuar 17 ergometri dhe 58 ehokardiografi.
Ndërkohë, në shërbimet gastroenterologjike janë kryer 5 kolonoskopi dhe 33 gastroskopi, ndërsa 179 pacientë kanë marrë shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




