Reparti i Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës ka përmbyllur vitin 2025 me sukses, duke ofruar shërbime të specializuara për pacientët lokalë dhe rajonalë.
Gjatë vitit, ekipi mjekësor realizoi 315 operacione urologjike, vendosi 63 stenta ureterale, ku u kryen 437 cystoskopi dhe 59 biopsi të prostates, duke mundësuar diagnostikim dhe trajtim të saktë të sëmundjeve të sistemit urinar.
Përveç procedurave kirurgjikale, pacientët morën mbi 11 mijë vizita ambulantore specialistike, duke siguruar kujdes të vazhdueshëm dhe afër vendbanimit.
Spitali i Mitrovicës u bë thirrje pacientëve të rajonit të Mitrovicës të mos kenë nevojë të udhëtojnë jashtë për shërbime të avancuara urologjike, duke përmirësuar aksesin ndaj kujdesit profesional mjekësor në komunitet./Gazeta Shneta/




