Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konsumimi i mishit të kuq dhe të përpunuar lidhet me rrezikun e diabetit të tipit 2

Jetë 21/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi 38.4 milionë amerikanë jetojnë me diabet, kryesisht diabet të tipit 2, dhe normat e tij pritet të dyfishohen deri në vitin 2050. Shkaku i saktë mbetet i panjohur, por faktorë si gjenetika, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjes.

Një studim i ri i udhëhequr nga Universiteti i Harvardit dhe i botuar në “The Lancet Diabetes and Endocrinology”, sugjeron se konsumimi i mishit të kuq, si i përpunuar ashtu edhe i papërpunuar, mund të rrisë rrezikun për diabet të tipit 2, shkruan burimi Health News transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit përdorën të dhëna nga projekti global “InterConnect”, duke analizuar 31 studime nga 20 vende, me gati dy milionë pjesëmarrës.

Rezultatet treguan se konsumimi i 50 gram mish të përpunuar në ditë – ekuivalent me dy feta proshutë – lidhej me një rrezik 15% më të lartë për zhvillimin e diabetit në dhjetë vitet e ardhshme.

Ndërkohë, 100 gram mish të kuq të papërpunuar në ditë – një biftek i vogël – lidhej me një rrezik 10% më të lartë. Mishi i përpunuar përfshin produktet e konservuara me tym, kripë ose konservues kimikë.

Profesoreshë Nita Forouhi nga Universiteti i Kembrixhit theksoi se ky studim ofron provat më gjithëpërfshirëse deri më tani për lidhjen midis konsumit të mishit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2, duke mbështetur rekomandimet për kufizimin e tij.

Studiuesit gjithashtu sugjerojnë se zëvendësimi i 50 g mish të përpunuar me 100 g mish të papërpunuar mund të reduktojë rrezikun për 7%.

Megjithatë, autorët nënvizojnë se studimi tregon një lidhje dhe nuk provon shkakësinë.

Disa mekanizma të mundshëm përfshijnë përkeqësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, funksionin e qelizave beta të pankreasit, si dhe efektet e proteinave shtazore dhe aditivëve si nitrati dhe nitriti, të cilët mund të formojnë komponime N-nitrozo, të lidhura me rritjen e rrezikut për diabet. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakRoli i gjumit në forcimin e kujtesës dhe funksionimin e trurit
Artikulli i rradhës Test i ri gjaku zbulon moshën biologjike dhe rrezikun e sëmundjeve të lidhura me plakjen

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.