Reparti i Otorinolaringologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës ka realizuar një numër të lartë ndërhyrjesh kirurgjikale gjatë vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara, dy mjekë specialistë të këtij reparti, Dr. Arben Kastrati dhe Dr. Artan Haxhiu, në bashkëpunim me Shërbimin e Anestezionit dhe stafin mbështetës, kanë kryer gjithsej 425 operacione gjatë vitit, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë së njëjtës periudhë, në ORL janë regjistruar edhe 10 mijë e 600 vizita ambulantore, që përfshijnë ekzaminime dhe trajtime për sëmundje të veshit, hundës dhe fytit.
Shërbimet e Repartit të Otorinolaringologjisë ofrohen për pacientë nga Mitrovica dhe komunat përreth, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës./Gazeta Shneta/




