Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK: Vaksinimi mënyra më e mirë për t’i mbrojtur fëmijët nga sëmundjet e rrezikshme

Lajme 22/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë thirrje sërish që qytetarët të mos u besojnë informatave të pasakta se vaksina MMR shkakton autizëm. Përmes një njoftimi të lëshuar, IKSHPK-ja ka thënë se pikërisht vaksinimi ka qenë një prej masave më të suksesshme të shëndetit publik.

“Falë vaksinimit të rregullt sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, sot fëmijët tanë nuk sëmuren më nga shumë sëmundje që dikur ishin të zakonshme dhe shpesh fatale. Sëmundjet si paraliza e fëmijëve (Poliomieliti) është eliminuar, difteria dhe tetanusi janë bërë shumë të rralla, Rubella e lindur, që shkaktonte verbëri dhe dëmtime të rënda, është parandaluar, ndërsa Fruthi, që dikur ishte shkaktari  i shpeshtë i hospitalizimeve dhe vdekjeve, është vënë nën kontroll falë vaksinës MMR ( Fruth-Parotit-Rubellë). Gjithashtu, janë vënë nën kontroll dhe parandalohen me sukses edhe shumë sëmundje përmes vaksinimit”, thuhet në njoftim të IKSHPK-së.

Ky njoftim ka vënë theksin se viteve të fundit po qarkullojnë informacione të rreme se vaksina MMR shkakton autizëm.

“Vitet e fundit janë përhapur disa informacione të pasakta që thonë se vaksina MMR shkakton autizëm. Kjo nuk është e vërtetë. Shkenca ka vërtetuar qartë se vaksina MMR nuk lidhet me autizmin. Këtë e konfirmojnë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), si dhe shumë studime  ndërkombëtare që kanë përfshirë miliona fëmijë”, thuhet në njoftim. “Vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët nga sëmundje të rrezikshme. Rreziku më i madh për shëndetin vjen nga mosvaksinimi, jo nga vaksinat. Vaksina MMR mbron nga fruthi, shytat dhe rubella. Fruthi nuk është sëmundje e lehtë – ai mund të shkaktojë komplikime serioze si infeksione të mushkërive, dëmtime të trurit dhe, në raste të rënda, edhe humbje jete”.

IKSHPK-ja ka kujtuar se profesionistët shëndetësorë janë burimi kryesor i informatave për prindërit për t’u informuar çdo herë për vaksinimin dhe rëndësinë e tij në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

Artikulli paraprakSemaglutidi dhe ulja e rrezikut të ngjarjeve kardiovaskulare
Artikulli i rradhës Lidhja mes depresionit dhe përdorimit të cigareve elektronike tek adoleshentët

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.