Gjatë vitit 2025, në Repartin e Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës janë regjistruar 9,602 vizita ambulantore dhe 1,646 hospitalizime.
Sipas të dhënave, gjatë këtij viti janë realizuar 39 transferime të pacientëve drejt qendrave terciare, përfshirë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si dhe 362 konsulta specialistike.
Në kuadër të shërbimeve diagnostikuese, janë kryer 1,447 analiza laboratorike biokimike, 388 analiza mikrobiologjike dhe 210 ekografi abdominale. Po ashtu, janë realizuar 12 ekzaminime EKG.
Gjatë vitit 2025 është raportuar edhe administrimi i terapive për fëmijët me hemofili, ku janë dhënë 942 doza të Faktor VIII dhe 28 doza të Faktor IX.




