Gjatë javës së fundit, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë lindur 30 foshnje, nga të cilat 19 vajza dhe 11 djem.
Sipas raportit javor të spitalit, gjatë javës janë kryer gjithashtu 2,945 vizita specialistike, 278 pranime dhe pacientët kanë qëndruar mesatarisht 183 në shtrirje çdo ditë.
Në këtë periudhë janë realizuar 76 operacione dhe 208 dializa, përcjell Gazeta Shneta.
Në fushën e diagnostikës dhe ekzaminimeve, stafi ka kryer 20,622 analiza për 1,653 pacientë, si dhe 548 rëntgen, 301 eho, 62 MRI, 81 mamografi, 25 ergometri, 58 ekokardiografi, 5 kolonoskopi, 44 gastroskopi dhe 238 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




