Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKMF Prishtinë: Fluks pacientësh me grip sezonal, por pa rritje të rasteve krahasuar me dhjetorin

Lajme 26/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë po përballet me rritje të vizitave të pacientëve me simptoma të gripit sezonal, megjithatë numri i rasteve nuk është më i lartë krahasuar me muajin dhjetor dhe fillimin e janarit, ka bërë të ditur kryeshefja e kësaj qendre, Vjollca Zeqiri.

.Zeqiri ka deklaruar për Ekonomia Online se gjatë kësaj periudhe po paraqiten pacientë me shenja tipike të gripit, përfshirë kollitje, teshtitje, temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe muskulature, ndërsa te fëmijët vërehen edhe simptoma gastrointestinale.

“Normalisht që është tash sezona e gripit sezonal edhe kemi një fluks të pacientëve të cilët i kemi me ankesat e shenjave të gripit, si me kollitje, teshtitje, temperaturë të lartë me dhembje koke, dhembje muskulature. Te fëmijët është karakteristik se ata vijnë edhe me simptoma të barkqitjes dhe vjelljeve. Por nuk kemi ndonjë numër shumë më të madh krahasuar me muajin dhjetor edhe fillimin e muajit janar”, tha ajo.

Sipas saj, pacientë ka nga të gjitha grupmoshat, por më të rrezikuarit mbeten të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, si diabeti, hipertensioni apo problemet me zemrën dhe veshkat, si dhe fëmijët e vegjël.

“Kryesisht janë pacientët e të gjitha grupmoshave, mirëpo duke e ditur që grupmoshat e vjetra janë më të ndishme, sidomos ata që kanë ndonjë problem shëndetësor, si diabet, hipertension apo probleme të veshkave apo zemrës. Natyrisht që kjo grupmoshë është pak më e ndishme edhe ndoshta këta janë pak me ankesa pak më të rënda, sepse e përkeqësojnë. Zakonisht gripi është një indikator që e përkeqëson gjendjen shëndetësore primare që e kanë ata. Prandaj kjo grupmoshë është pak më e ndishme dhe kemi një fluks më të madh të pacientëve, po gjithashtu edhe fëmijët e deri në moshën 5-vjeçare janë më të ndishëm, po posaçërisht ata që janë më të vegjël se dy vjeç”, tha ajo për EO.

Zeqiri ka bërë thirrje për zbatim të masave parandaluese, duke theksuar se virusi i gripit përhapet lehtë përmes spërklave respiratore gjatë kollitjes, teshtitjes apo të folurit.

“Duke u nisur nga ajo se bartja e virusit është shumë e lehtë, pra bartet përmes spërklave respiratore të cilat dalin në ajër përmes kollitjes, teshtitjes, gjatë të folurit. Natyrisht që edhe masat e shëndetit publik janë këto: të bëhet ajrosja sa më e shpeshtë e hapësirave ku qëndrojnë njerëzit, do të thotë ku punojnë, apo fëmijët ku janë në shkolla apo nëpër kopshte, apo ajrosja e dhomave ku qëndrojnë të moshuarit. Pastaj larja sa më e shpeshtë e duarve me ujë të ngrohtë dhe sapun. Shmangia e kontaktit e përshëndetja me duar e personave të cilët kanë simptoma të gripit, pastrimi i sipërfaqeve me qenë se virusi mund të qëndrojë nga 24 deri në 48 orë në sipërfaqe. Prandaj është e nevojshme edhe dezinfektimi i sipërfaqeve, pra përdorimi i maskës, sidomos ata që kanë simptoma, si dhe ata që kanë kulmin e simptomave një deri në dy ditë mund të qëndrojnë edhe në shtëpi në mënyrë që t’i mbrojnë të tjerët nga përhapja e virusit”, tha ajo.

Ajo ka ritheksuar se, pavarësisht sezonit të gripit, situata mbetet e qëndrueshme dhe pa rritje të pazakonshme të rasteve.

“Jo, natyrisht që jemi në sezonën e gripit dhe, krahasuar me muajin dhjetor, këtë muaj nuk kemi ndonjë fluks më të madh, kryesisht është përditshmëri e njëjtë”, tha ajo.

Artikulli paraprak30 foshnje lindën në Spitalin e Pejës javën e kaluar
Artikulli i rradhës Spitali i Pejës: Mbi 190 ekzaminime radiologjike çdo ditë gjatë vitit 2025

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.