Kompanitë më të mëdha globale të produkteve të qumështit kanë nisur tërheqjen e formulës së qumështit për bebe nga tregu evropian, pas dyshimeve për ndotje me cereulide, një toksinë e rrezikshme.
Autoritetet franceze po hetojnë vdekjen e dy foshnjave që dyshohet se kanë konsumuar formulë qumështi të prodhuar nga Nestlé, i përfshirë në këto tërheqje, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Ministria Franceze e Shëndetësisë konfirmoi se deri më tani nuk është vërtetuar shkencërisht një lidhje shkakësore mes produkteve dhe vdekjeve.
Megjithatë, u konfirmua se numri i serisë së produktit që shkaktoi sëmundjen e një foshnjeje në Flandër është pjesë e tërheqjes së përgjithshme në Belgjikë.
Cereulide është një toksinë rezistente ndaj nxehtësisë, e prodhuar nga bakteria Bacillus cereus, e cila mund të zhvillohet në ushqime. Simptomat më të zakonshme janë të vjellat dhe diarreja, që shfaqen 30 minuta deri në tre orë pas konsumimit, të ngjashme me gripin e stomakut.
Ndotja dyshohet se ka nisur në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Më 10 dhjetor, Nestlé Francë njoftoi tërheqjen e qumështit të prodhuar në fabrikën e saj në Nunspeet, Holandë.
Burimi i ndotjes është identifikuar si një furnizues kinez i vajit ARA, një përbërës kyç në formulat premium për bebe.
Në janar 2026, Nestlé zgjeroi tërheqjen në mbi 60 vende, duke prekur marka si SMA, Beba, Guigoz dhe Alfamino. Edhe kompani të tjera si Lactalis, Danone, Vitagermine dhe Hochdorf Sëiss Nutrition kanë ndërmarrë masa të ngjashme, duke tërhequr seri të caktuara produktesh për arsye sigurie. /Gazeta Shneta/




