Një ekip hulumtuesish në Stanford Medicine zhvilloi një model të avancuar inteligjence artificiale që mund të parashikojë rrezikun për mbi 100 sëmundje të ndryshme vetëm duke analizuar modelet e gjumit të një individi. Sistemi përdor të dhëna nga fazat e gjumit, rrahjet e zemrës dhe lëvizjet e trupit gjatë natës për të krijuar një profil shëndetësor të personalizuar.
Rezultatet e provave fillestare treguan se modeli mund të identifikojë rrezikun për diabet, çrregullime metabolike, sëmundje të zemrës dhe zhvillime neurologjike me saktësi të lartë, shkruan Stanford Medicine, transmeton Gazeta Shneta.
Ky qasje mund të përdoret si instrument zbulimi herët, që ndihmon mjekët të ndërhyjnë përpara shfaqjes së simptomave klinike, duke përmirësuar trajtimin dhe parandalimin e komplikimeve afatgjata.
Ekspertët shëndetësorë sugjerojnë se kombinimi i AI-së me pajisje të mençura të gjumit mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit në kohë reale, duke bërë zbulimin e sëmundjeve më të shpejtë dhe më të saktë. /Gazeta Shneta/


