Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 1700 pacientë të trajtuar në Repartin e Internos të Spitalit të Gjakovës gjatë vitit 2025

Lajme 02/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2025 për Repartin e Internos, i cili përmbledh të dhëna mbi aktivitetin spitalor gjatë këtij viti.

Sipas raportit zyrtar, gjatë vitit 2025 në Repartin e Internos janë pranuar gjithsej 1,712 pacientë. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 2,769 vizita specialistike në repart, si dhe 4,224 vizita ambulatore specialistike.

Po ashtu, janë kryer 506 konsulta për pacientë në reparte të tjera.

Raporti tregon se 38 pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.

Në kuadër të procedurave diagnostike dhe terapeutike, gjatë vitit janë realizuar 3,783 EKG, 2,669 analiza laboratorike, 434 RTG pulmonare, 218 ekzaminime EHO dhe 35 endoskopi gastroskopike.

Gjithashtu, janë kryer 865 transfuzione gjaku, 34 punk­sione abdominale dhe 116 venepunksione. Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë aplikuar 876 doza të Faktor VIII.

Raporti vjetor evidenton se në Repartin e Internos janë trajtuar 115 pacientë me sëmundje malinje, ndërsa janë administruar 103 terapi biologjike./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSindroma Eagle: Kush e bëri i pari, Kirurgjia Vaskulare apo Kirurgjia Maksillofaciale?
Artikulli i rradhës Simptomat e menopauzës së hershme nuk janë ato që shumica e grave presin

Ju sugjerojmë

Operohet punëtori që u lëndua në vendin e punës

08/07/2026 Lajme

Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër

08/07/2026 Lajme

Mjeku gjerman dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve

08/07/2026 Lajme

Mrekulli nën rrënoja – nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit në Venezuelë [video]

08/07/2026 Lajme

Në Maqedoni 240 pacientë presin transplantim, nga tetori sistem i ri i dhurimit të organeve

08/07/2026 Lajme

Shpresa Beqiri emërohet ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Klinikës së Neurologjisë në QKUK

08/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.