Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektim i gjerë i institucioneve: Mbi 100 lëndë nën auditim për shkelje në regjistrimin e pesticideve

Lajme 06/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë nisur një inspektim të përbashkët lidhur me importimin, tregtimin dhe përdorimin e kimikateve, biocideve dhe pesticideve, me fokus të plotë në mbrojtjen e shëndetit publik, sigurinë ushqimore, kafshët dhe mjedisin.

Sipas njoftimit zyrtar, pas informatave të pranuara nga MBPZHR, është konstatuar se disa operatorë kanë keqpërdorur sistemin e regjistrimit, duke paraqitur pesticide si biocide, përfshirë edhe substanca të ndaluara nga direktivat ndërkombëtare.

“Për këtë arsye, institucionet kanë ndërmarrë masa konkrete dhe të pakthyeshme, në përputhje me standardet evropiane”, thuhet në njoftim.

Teksa, deri më tani, bazuar në njoftimin zyrtar, është iniciuar audimi i brendshëm për mbi 100 lëndë; është ndaluar importi, shpërndarja dhe përdorimi i substancave të rrezikshme; janë forcuar inspektimet në terren; janë ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj çdo shkelësi, pa dallim; është rritur koordinimi ndërinstitucional për zbatim të plotë të ligjit; janë krijuar grupe punuese për formulimin e akteve dhe rregulloreve të reja; janë shfuqizuar vendime të lejeve për import, që kanë qenë në kundërshtim me ligjin, dhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e kimikateve, duke pamundësuar daljen e tyre në treg.

“Mesazhi është i qartë: askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë praktikë që rrezikon njerëzit, kafshët apo mjedisin nuk do të tolerohet”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MMPHI-së.

Artikulli paraprakNjë test i thjeshtë gjaku mund të parashikojë rrezikun afatgjatë të sëmundjeve të zemrës tek gratë
Artikulli i rradhës Aksident në Gjilan, vetura përfundon jashtë rrugës pasi humb kontrollin – shoferi dërgohet në spital

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.