Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se monitorimet e fundit të cilësisë së ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03 nga Ujësjellësi i Badocit tregojnë përmirësim të dukshëm të parametrave të turbullirës.
Sipas IKSHPK-së, analizat laboratorike të realizuara gjatë tre ditëve të fundit në Laboratorin e IKShPK-së tregojnë se vlerat e turbullirës dhe parametrat e tjerë, bakteriologjikë dhe fiziko-kimik, janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 – “Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu” transmeton Gazeta Shneta.
Bazuar në këto rezultate, uji në zonën e furnizimit PR03 nga Liqeni i Badocit konsiderohet i sigurt për pije./Gazeta Shneta/



