Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar për aktivitetin ditor të institucionit gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave zyrtare, 195 pacientë janë aktualisht të shtrirë në spital, ndërsa 44 pacientë janë pranuar rishtazi. Gjatë kësaj periudhe, 325 pacientë kanë kryer gjithsej 3,471 analiza laboratorike.
Po ashtu, janë realizuar 531 vizita specialistike dhe 13 ndërhyrje kirurgjike.
Në repartin e maternitetit është regjistruar 1 lindje, ku ka ardhur në jetë një vajzë.
Në kuadër të shërbimeve diagnostikuese janë kryer 171 rëntgenë, 45 ultrazëra dhe 18 ekzaminime MRI, ndërsa 39 pacientë kanë marrë shërbime të dializës. Janë realizuar gjithashtu 1 gastroskopi, 6 kolonoskopi, 12 ekokardiografi dhe 1 ergometri.
Ndërkohë, në shërbimin e rehabilitimit janë ofruar 75 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




