Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka publikuar raportin vjetor të Repartit të Neonatologjisë për vitin 2025, i cili paraqet të dhëna mbi numrin e lindjeve dhe shërbimet e ofruara për të porsalindurit.
Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë trajtuar gjithsej 1550 të porsalindur, transmeton Gazeta Shneta.
Prej tyre, 508 lindje janë realizuar me seksion cezarian, ndërsa 1,042 lindje kanë qenë spontane.
Të dhënat tregojnë se reparti ka pranuar 59 raste nga jashtë spitalit, ndërsa janë realizuar 771 vizita ambulatore.
Gjatë të njëjtës periudhë, 64 të porsalindur kanë marrë kujdes intensiv neonatal, 42 janë trajtuar me fototerapi, janë kryer 614 analiza laboratorike, 9 ekzaminime RTG, si dhe 6 trajtime me CPAP./Gazeta Shneta/




