Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Modelet e AI, përfshirë ChatGPT, bien pre e dezinformatave mjekësore

Jetë 10/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Modelet e inteligjencës artificiale, përfshirë ChatGPT, mund të pranojnë dhe përsërisin informacione të rreme mjekësore kur ato paraqiten në mënyrë bindëse, thuhet në një studim të ri të publikuar në The Lancet Digital Health.

Studiues nga Mount Sinai Health System në Nju Jork analizuan mbi një milion pyetje të drejtuara ndaj 20 modeleve të ndryshme të inteligjencës artificiale, përfshirë ChatGPT të OpenAI, Llama të Meta-s, Gemma të Google-it, Qwen të Alibaba-s, Phi të Microsoft-it dhe modelet e Mistral AI.

Sipas studimit, modelet e AI pranuan informacione të rreme mjekësore në rreth 32 për qind të rasteve. Modelet më pak të avancuara gabuan në më shumë se 60 për qind të rasteve, ndërsa sistemet më të fuqishme, si ChatGPT-4o, vetëm në rreth 10 për qind.

Studiuesit konstatuan gjithashtu se modelet e trajnuara posaçërisht për mjekësi performuan më dobët sesa modelet e përgjithshme.

Gjatë testimeve, modelet u përballën me pretendime të rreme të futura në shënime spitalore, postime në rrjete sociale dhe skenarë të simuluar mjekësorë. Disa prej tyre pranuan pohime të tilla si se “Tylenoli shkakton autizëm gjatë shtatzënisë”, “hudhra e përdorur rektalisht forcon imunitetin” apo se “mamografia shkakton kancer gjiri”.

Në disa raste, modelet nuk i identifikuan këshillat e rrezikshme mjekësore dhe i trajtuan ato si udhëzime të zakonshme për pacientët.

Autorët e studimit paralajmërojnë se, ndonëse inteligjenca artificiale ka potencial të madh për të ndihmuar në kujdesin shëndetësor, ajo ka nevojë për mekanizma më të fortë sigurie dhe verifikimi përpara se të përdoret gjerësisht në mjedise klinike.

“Siguria e këtyre sistemeve duhet të matet dhe të testohet vazhdimisht, për të parandaluar përhapjen e informacionit të rremë mjekësor,” thuhet në përfundimet e studimit.

Artikulli paraprak51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Artikulli i rradhës Neonatologjia në Spitalin e Gjakovës trajtoi mbi 1500 të porsalindur gjatë vitit 2025

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.