Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë përfunduar me sukses provimin specialistik dy anesteziologe brenda një dite.
Kështu ka njoftuar Dr. Agreta Gecaj-Gashi, kryesuese e komisionit të provimit specialistik, shkruan Gazeta Shneta.
“Sot na u shtuan dy anesteziologe/intensiviste të shkëlqyeshme Dr Aríjetą R Temąj dhe Dr Gresa Thaqi. Me krenari dhe respekt të veçantë, në emër të komisioneve për vlerësim, ju urojmë për përfundimin me sukses të provimit specialistik në Anesteziologji dhe Mjekim Intensiv!”, ka shkruar Gecaj-Gashi.
Ajo ka thënë se ky rezultat i viteve të tëra përkushtimi, sakrifice dhe përgjegjësisë së jashtëzakonshme që mbart profesioni i anesteziologut u kurorëzua sot me sukses.
“Anesteziologjia nuk është vetëm profesion – është mision, është besim, është përgjegjësi për jetën, që do t’a vazhdoni me përkushtim. Ju urojmë suksese të vazhdueshme, integritet profesional dhe arritje të larta në shërbim të pacientëve dhe përmirësim të sistemit shëndetësor!”, ka shkruar kryetarja e Shoqatës së Anesteziologëve të Kosovës. /Gazeta Shneta/




