Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tërheqjet e formulave për bebe: Britania heton 36 raste të dyshuara helmimi nga cereulide

Lajme 10/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në mes të një skandali global që ka përfshirë formulat e qumështit për bebe, Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar 36 raste të mundshme të helmimit nga cereulide. Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore njoftoi se ka marrë raporte për bebe me simptoma që përputhen me intoksikimin nga kjo toksinë, pasi kanë konsumuar formula të ndotura.

Këto raste lidhen me tërheqje të mëdha produktesh nga tregu, që kanë prekur disa nga kompanitë më të mëdha të qumështit në botë. Në Mbretërinë e Bashkuar, Nestlé dhe Danone kanë tërhequr seri të caktuara të formulave për bebe që nga raportimet e para për ndotje, me tërheqjen më të fundit të kryer këtë javë, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Britania nuk është i vetmi vend që po heton. Në Francë, autoritetet po shqyrtojnë vdekjen e dy bebeve që kishin konsumuar formula nga seri të përfshira në tërheqje, megjithëse deri tani nuk është konfirmuar një lidhje e drejtpërdrejtë mes formulës dhe shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, në Flanders të Belgjikës është konfirmuar një rast i dytë helmimi nga cereulide, pasi një bebe u sëmur në janar 2026 nga formula e kontaminuar e Nestlé. Po hetohen edhe raste të tjera të mundshme.

Megjithëse pjesa më e madhe e tërheqjeve ndodhi në janar, kompanitë vazhdojnë të largojnë produkte nga tregu.

Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) ka vendosur për herë të parë kufij të sigurisë në nivel të BE-së për cereuliden në formulat për bebe, duke përcaktuar dozën maksimale ditore të sigurt.

Cereulide është një toksinë rezistente ndaj nxehtësisë, e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus. Simptomat më të zakonshme janë të vjellat dhe diarreja, që shfaqen 30 minuta deri në tre orë pas konsumimit.

Hetimet kanë gjurmuar ndotjen te një furnizues i vetëm kinez i vajit ARA, një përbërës kyç në formulat premium për bebe. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDy anesteziologe në një ditë: Dr. Arijeta Temaj dhe Dr. Gresa Thaqi
Artikulli i rradhës Mendo para se të bësh tatuazh: A mund të lidhen tatuazhet me kancerin?

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.