Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandime

Lajme 11/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një tërmet me magnitudë rreth 4.8 sipas shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e së martës zonën Prizren–Shtërpcë, rreth orës 22:05, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa pjesë të Kosovës dhe rajonit.

Pas tërmetit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dalë me një apel për qytetarët, duke kërkuar qetësi dhe respektim të udhëzimeve të sigurisë në raste të tilla.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që gjatë lëkundjeve të ruajnë qetësinë, të futen nën një tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës, të mbrojnë kokën dhe qafën me duar dhe të qëndrojnë larg dritareve, rafteve dhe objekteve që mund të bien. Po ashtu, theksohet se nuk duhet përdorur ashensori gjatë tërmetit.

“Nëse ndodheni jashtë, rekomandohet të qëndroni larg ndërtesave, shtyllave elektrike dhe pemëve. Nëse jeni duke vozitur, ndaloni në një vend të sigurt dhe qëndroni brenda automjetit derisa të përfundojnë lëkundjet”, thuhet në njoftim.

Pas tërmetit, qytetarët këshillohen të dalin me kujdes nga objekti vetëm nëse ka dëmtime, të kontrollojnë për persona të lënduar dhe të njoftojnë shërbimet emergjente në rast nevoje.

 

Artikulli paraprakKuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhjetë
Artikulli i rradhës Trajtimet e reja po u japin shpresë pacientëve me migrenë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.