Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

32 foshnja të braktisura brenda një viti në Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Lajme 15/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të dhënat e Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike e Universitare të vendit, tregojnë që po rriten rastet e foshnjave të braktisura. Vetëm në janar u braktisën tri foshnje përderisa vitin e kaluar pati gjithsej 32 braktisje të foshnjave që përfunduan në familjet strehuese.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Luan Morina, për Radio Kosovën tregon për kujdesin ndaj foshnjave të braktisura.

“Aktualisht në Klinikë i kemi dy foshnja të lëna pa përkujdesje prindërore”, thotë Morina.

Nga fillimi i këtij viti aty janë regjistruar tri raste ku foshnjat u braktisën.

Njëra foshnjë është dërguar në një familje strehuese përmes ndërmjetësimit me Qendrën për Punë Sociale të komunës”, shpjegon ai.

Si arsye më të shpeshta të braktisjes së foshnjave nga prindërit biologjikë, sidomos nënat, mjekët përmendin të qenit fëmijë jashtëmartesor, varfërinë apo rrethanat e tjera të rënda sociale, neglizhencën prindërore, e në disa raste edhe dhunën në familje.

Por jo vetëm këto, foshnjat sipas mjekëve po braktisen edhe për shkak të anomalive të lindura apo sëmundjeve të pashërueshme.

Në këtë situatë për këta fëmijë janë dy adresa strehimi e përkujdesjeje: familjet adoptuese apo familjet strehuese që u ofrojnë kujdes prindëror.

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti, thotë se aktualisht në kryeqytet janë vetëm tri familje strehuese, ndërsa nevojat janë shumë më të mëdha.

“Nevojat janë shumë të mëdha për familje strehuese në kryeqytet, sepse kemi fëmijë nga Komuna e Prishtinës që qëndrojnë në komuna të tjera”, thotë Sahiti duke shtuar se “synimi është që këtë cikël ta përmbyllim duke pasur së paku gjashtë familje strehuese në kryeqytet”.

Fata Rexhepi, nga Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror,  shpjegon praktikat e kujdesit që kërkohet të ndiqen në këto lloj familjesh strehuese.

“Një familje potenciale strehuese, përveç vullnetit, duhet të jetë mbi moshën 25-vjeçare, të ketë zotësi veprimi, të mos jetë e ndjekur penalisht, të ketë hapësirë të mjaftueshme banimi dhe të jetë në gjendje të mirë psikike dhe fizike”.

Sipas të dhënave të Klinikës së Neonatologjisë në QKUK vitin e kaluar janë braktisur gjithsej 32 foshnja. Prej tyre, 12 fëmijë janë sistemuar në familje strehuese përmes qendrave për punë sociale, 19 janë ribashkuar me familjet e tyre biologjike, përderisa  janë adoptuar 7  të tjerë të braktisur më herët.

 

 

Artikulli paraprakDr. Nexhmedin Osmani dhe Prof. Dr. Shemsedin Sadiku i bëjnë bashkë mjekët e komunës së Vitisë
Artikulli i rradhës Kompania japoneze “punëson” 11 mace në zyrë për të ulur stresin

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.