Bordi Drejtues i SHSKUK-së sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar raporti i punës i këtij institucioni.
Në raportin e punës për vitin e kaluar, janë evidentuar mbi 46 mijë operacione të kryera në QKUK dhe në spitale të përgjithshme, shkruan Gazeta Shneta.
Në kuadër të diskutimeve drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Elvir Azizi, ka thënë se po presin miratimin e buxhetit për hapjen e konkursit për punësimin e anesteziologëve të rinj.
Ai ka thënë se gjithashtu janë në përgatitje të dokumentacionit për pacientët, nga pranimi i tyre në spital deri tek lëshimi nga spitali.
“Shpesh pacientët nuk janë të informuar dhe po punojmë për me i inofmru pacientët se çka i përjashton nga operimi”, ka thënë Azizi.
Në mbështetje të këtij procesi ka dal edhe kryesuesja e Bordit, Tetore Olloni, e cila ka kërkuar raport me shkrim për performancën e anesteziologëve.
“Të kemi raport me shkrim për performancën e anesteziologëve për numrin e tyre dhe numrin e operimeve”, ka deklaruar Olloni. /Gazeta Shneta/




