Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një letër zyrtare nga Shoqata Mjekësore Gjermane e nënshkruar nga presidenti i saj, Klaus Reinhardt.
Sipas njoftimit, në letër shprehen urime për shërim të plotë dhe të shpejtë për kryetarin e OMK-së, si dhe mbështetje për kandidimin e tij për rizgjedhje në krye të Odës së Mjekëve të Kosovës, transmeton Gazeta Shneta.
Në përmbajtjen e letrës, Shoqata Mjekësore Gjermane rikonfirmon përkrahjen e saj për sistemin e vetëqeverisjes mjekësore në Republikën e Kosovës dhe vlerëson kontributin e dhënë në ruajtjen dhe avancimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Ndërkaq, Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndërinstitucionale me partnerët ndërkombëtarë./Gazeta Shneta/




