Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anesteziologët i reagojnë Bordit Drejtues të SHSKUK-së: Performanca jonë nuk mund të reduktohet në numra

Lajme 19/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata e Anesteziologëve të Kosovës i ka reaguar Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, lidhur me kërkesën për performancën e anesteziologëve në QKUK. Nga kjo Shoqatë kanë thënë se performanca e tyre nuk mund të reduktohet vetëm në numra.

“Ne jemi shtylla kurrizore e sistemit shëndetësor dhe performanca jonë nuk matet me numra”. Kjo është përgjigjja e Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës, kundrejt Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, shkruan Gazeta Shneta.

Bordi i SHSKUK-së në mbledhjen e djeshme kërkoi raport me shkrim për performancën e anesteziologëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këtë raport e kërkoi vet kryesuesja Tetore Olloni.

Por nga ShAIK kanë deklaruar se me standardet bashkëkohore evropiane perfromanca profesionale nuk reduktohet vetëm në vëllim pune dhe se kjo nuk garanton cilësi të kujdesit për pacientin.

“Raporti i punës i SHSKUK-së evidenton se gjatë vitit 2025 të kaluar janë kryer mbi 21029 anestezione në QKUK,  131023 vizita specialistike 520 pacientë në Mjekim Intensiv Qendror-MIQ (po besojmë qe Bordi Drejtues e din cilat raste trajtohen ne MIQ), vellim ky I kryer vetëm me 44 anesteziologë. Sa për ilustrim ne vitin 2019 kan qene  17000 anestezione me 64 anesteziolog e tani mbi 21000  me vetem 44 anesteziolog”, thuhet në reagim.

Anesteziologët kanë thënë se e mirëpresin kërkesën për transparencë me shpresë që kjo kërkesë nuk është presion vetëm ndaj tyre.

“Ne e mbështesim kërkesën për transparencë dhe raportim institucional, me shprese qe e njëjta të kerkohet për të gjitha klinikat e QKUK, sepse kërkesa për performance vecmas për anesteziologët ështe kuptuar më teper si presion dhe demotivim nga kolegët tanë, të cilët me se paku kanë pritur falënderim nga Bordi Drejtues dhe menaxhmenti I ShSKUK për punën vetëmohuese dhe përkushtimin e treguar sidomos gjatë 5 viteve te fundit. Kërkojmë që çdo raport mbi performancën të jetë i ndërtuar mbi indikatorë objektivë, klinikë dhe profesionalë, jo vetëm statistikë sasiore”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë në linkun më poshtë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake
Artikulli i rradhës Për ju që agjëroni dhe bëni bëni palestër, këto këshilla duhet të ndiqni

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.