Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

Lajme 19/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) u bënë thirrje pronarëve të kafshëve shtëpiake (qenve), që të përmbushin detyrimin ligjor për identifikimin e kafshëve të tyre me mikroçip dhe regjistrimin e tyre në modulin për kafshët shtëpiake në Sistemin Informativ të Agjencisë. Pas regjistrimit kryhet edhe lëshimi i pasaportës për kafshën shtëpiake.

AUV sqaron se aplikimi i mikroçipit është procedurë që bëhet një herë, dhe kafsha e mban çipin deri në fund të jetës.

“Mikroçipimi është baza për përcaktimin e pronësisë së kafshës shtëpiake, për sigurimin e kujdesit të shëndetit të kafshëve në kohë dhe me cilësi, si dhe për një siguri më të madhe për pronarët, nga aspekti i transmetimit të sëmundjeve ngjitëse nga kafshët tek njerëzit. Pronarët që tashmë kanë mikroçipuar kafshët e tyre shtëpiake, kujtohen se kanë detyrimin ligjor të njoftojnë çdo ndryshim të të dhënave për kafshën ose për pronarin tek shoqata veterinare kompetente, e cila duhet të përditësojë bazën elektronike të të dhënave”, shprehen nga AUV.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thekson se në bazën e të dhënave duhet të regjistrohen edhe vdekja, humbja ose shitja e kafshëve.

“Mikroçipimi i kafshëve shtëpiake ka për qëllim identifikimin e përhershëm të kafshëve, parandalimin e braktisjes së tyre dhe kontrollin e shumimit të tyre, si dhe lehtësimin e gjetjes së tyre në rast të humbjes ose vjedhjes”, theksojnë nga AUV.

Artikulli paraprakSpitali i Përgjithshëm në Pejë: 7 lindje dhe mbi 480 vizita specialistike në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Anesteziologët i reagojnë Bordit Drejtues të SHSKUK-së: Performanca jonë nuk mund të reduktohet në numra

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.