Agjërimi intermitent po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në botën shkencore për ndikimin e tij pozitiv në metabolizëm dhe shëndetin e përgjithshëm.
Ky model ushqimi përfshin periudha të caktuara të ngrënies dhe pushimit ushqimor, duke i dhënë trupit kohë për t’u rikuperuar dhe rregulluar nivelet hormonale, Harvard Medical School, transmeton Gazeta Shneta.
Studime të fundit kanë treguar se agjërimi intermitent përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke ndihmuar organizmin të përdorë më mirë sheqerin në gjak.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për personat me rrezik për diabet të tipit 2 ose me çrregullime metabolike.
Përveç kontrollit të sheqerit në gjak, agjërimi intermitent ndikon pozitivisht edhe në uljen e inflamacionit dhe në humbjen e peshës trupore. Studiuesit theksojnë se gjatë periudhës së agjërimit aktivizohen procese të ripërtëritjes qelizore.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo metodë nuk është e përshtatshme për të gjithë, veçanërisht për gratë shtatzëna, personat me çrregullime ushqimore ose sëmundje kronike pa mbikëqyrje mjekësore./ Gazeta Shneta/


