Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndikimi i agjërimit te pacientët me diabet – flet endokrinologu Dr. Amir Rexhepi

Lajme 26/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit mund të jetë i sigurt për disa persona me diabet të tipit 2 që e kanë gjendjen shëndetësore stabile, por mbetet një sfidë mjekësore që kërkon vlerësim individual dhe konsultë me mjekun specialist.

Kështu thekson endokrinologu Dr. Amir Rexhepi në një intervistë për Gazetën Shneta.

Sipas tij, jo të gjithë pacientët diabetikë duhet të agjërojnë.

“Nuk rekomandohet të agjërojnë personat me diabet tip 1, gratë shtatzëna me diabet, pacientët me dëmtime të veshkave ose komplikime të rënda kardiake, si dhe ata që kanë pasur episode të rënda të hipoglikemisë ose ketoacidozës në tre muajt e fundit”, shpjegon ai.

Dr. Rexhepi thekson se rreziqet kryesore gjatë agjërimit përfshijnë hipoglikeminë (rënien e rrezikshme të sheqerit në gjak), hiperglikeminë pas vakteve të iftarit dhe syfyrit, si dhe dehidratimin, i cili mund të çojë në trombozë ose dëmtim akut të veshkave.

Megjithatë, sipas endokrinologut, te pacientët me diabet tip 2 dhe mbipeshë, agjërimi i kontrolluar mund të sjellë përfitime.

“Mund të ndihmojë në uljen e peshës trupore, përmirësimin e profilit të lipideve dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës, por vetëm nëse ndiqet një regjim i rregullt ushqimor”, thekson ai.

Sa i përket terapisë, Dr. Rexhepi nënvizon se insulina duhet patjetër të modifikohet nën mbikëqyrjen e mjekut.

“Zakonisht reduktohen dozat e insulinës bazale, ndërsa insulina me veprim të shpejtë përshtatet me sasinë e ushqimit në iftar dhe syfyr. Asnjëherë nuk duhet të ndryshohet doza pa konsultë me mjekun”, paralajmëron ai.

Ai rekomandon monitorim të shpeshtë të glikemisë, të paktën 4–5 herë në ditë,  pas syfyrit, në mesditë, para iftarit, dy orë pas iftarit dhe sa herë që pacienti ndjehet keq.

Sipas Dr. Rexhepit, agjërimi duhet të ndërpritet menjëherë nëse glikemia bie nën 3.9 mmol/L ose rritet mbi 16.6 mmol/L, si dhe nëse shfaqen simptoma si konfuzion, marramendje, dridhje apo djersitje të ftohta.

Për ushqyerjen, ai këshillon që syfyri të jetë sa më i vonshëm dhe të përmbajë karbohidrate komplekse, fibra dhe proteina për energji të qëndrueshme. Ndërsa në iftar duhet të shmangen pijet e sheqerosura, ëmbëlsirat me shumë sherbet dhe ushqimet e skuqura, pasi shkaktojnë rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak.

“Hidratimi është jetik. Rekomandohet konsumimi i 2–3 litrave ujë mes iftarit dhe syfyrit, ndërsa kafja dhe çaji i zi duhet të kufizohen për shkak të efektit diuretik”, shton ai.

Në fund, Dr. Amir Rexhepi thekson se gabimet më të shpeshta gjatë Ramazanit janë anashkalimi i syfyrit, ngrënia e tepërt në iftar, mungesa e monitorimit të sheqerit dhe ndërprerja e barnave pa udhëzim mjekësor.

Mesazhi kryesor, sipas tij, është i qartë: konsulta paraprake me endokrinologun, monitorimi i vazhdueshëm i glukozës dhe disiplina ushqimore janë çelësi i një agjërimi të sigurt për personat me diabet./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 2600 ekokardiografi të kryera në Spitalin e Mitrovicës
Artikulli i rradhës Të rinjtë në Evropë përballen me më shumë probleme të shëndetit mendor

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.