Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka përfituar 10,063,676 dollarë amerikanë nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund, ka bërë të ditur ministri Arben Vitia.
Sipas njoftimit, më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën, duke mobilizuar mbi 4 miliardë dollarë financim shtesë nga partnerë të ndryshëm.
Kosova është një nga vendet përfituese përmes projektit “MAKE READY”.
Ky projekt synon të kontribuojë në përmirësimin e identifikimit të hershëm të rreziqeve shëndetësore, reagim më të shpejtë ndaj emergjencave, forcimin e sistemeve laboratorike si dhe menaxhim më efikas të emergjencave të shëndetit publik.
Ministria e Shëndetësisë ka shprehur mirënjohje ndaj Pandemic Fund dhe partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës./Gazeta Shneta/


