Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka publikuar me emra kandidatët që janë pranuar në pozita të larta.
Në konkursin për udhëheqës të divizioneve janë publikuar emrat e zyrtarëve që i kanë fituar këto pozita, shkruan Gazeta Shneta.
Shkurte Mehmeti-Ademi është zgjedhur në pozitën e Divizionit për Zhvillim në Burimet Njerëzore;
Jehona Vasolli është zgjedhur udhëheqëse e Divizionit për Rekrutim në Burimet Njerëzore;
Veton Avdiu do të jetë udhëheqës i Divizionit për Siguri dhe Shëndet në Punë;
Gëzim Murseli do të jetë udhëheqës i Divizionit për Planifikim dhe Menaxhim të Riskut;
Më poshtë i gjeni edhe tabelat njoftuese me emrat e kandidatëve për pozitat tjera që janë shpallur më herët. /Gazeta Shneta/





