Një studim i ri tregon se një kurs dy-javor me metformin ose ursodeoxycholic acid (UDCA) nuk përmirësoi ndjeshëm rikuperimin nga simptomat e long COVID, pavarësisht studimeve të mëparshme që sugjeronin se metformina mund të ulte rrezikun afatgjatë kur përdorej gjatë infektimit akut.
Studimi është publikuar në Annals of Internal Medicine.
Hulumtimi, i kryer nga Asan Medical Center dhe Hallym University Kangnam Sacred Heart Hospital në Seul, testoi në 396 të rritur të cilët kishin simptoma të vazhdueshme të long COVID efektin e trajtimit me metformin, UDCA ose placebo për dy javë. Pas tetë javësh ndjekjeje, rezultatet treguan se shpejtësia e rikuperimit dhe përmirësimi i simptomave ishin të ngjashme në të tre grupet.
Autorët nënvizojnë se, megjithëse long COVID mbetet një sfidë e madhe për shëndetin publik, këto ilaçe të përdorura gjerësisht nuk duket të ofrojnë përmirësim kur simptomat janë tashmë të pranishme. Rezultatet theksojnë nevojën për studime të mëtejshme për zhvillimin e terapisë të synuara që adresojnë çrregullimet imune që lidhen me long COVID./Gazeta Shneta/


