Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ankesa për përshtatje të specifikave në tenderin për renovimin e Hemodializës, QKUK e mohon

Lajme 04/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka mohuar se janë përshtatur specifikat në tenderin për renovimin e shërbimit të Hemodializës.

Tenderi me titull “Renovimi i Hemodializës” me vlerë të parashikuar mbi 720 mijë Euro, është bërë objekt i ankesave nga operatorët ekonomik, shkruan Gazeta Shneta.

Njëri nga këta operatorë i është drejtuar redaksisë me ankesë se QKUK e ka përshtatur një kriter në tender për një operator tjetër ekonomik. Është fjala për kriterin që operatorët të kenë një inxhinier të pajisur me disa certifikata.

“Certifikuar për Ekspert të Sigurise dhe Shëndetit në Punë nga MPMS MFPT; i certifikuar për Mbrojtje nga Zjarri nga AME – Agienciné i Menaxhimit te Emergjencave; i certifikuar për Vierësim te Rreziqeve nga AME – Agjenciné e Menaxhimit të Emergiencave dhe i certifikuar per Zvogelimin e Rreziqeve nga fatkeqësité natyrore dhe fatkeqësive tjera nga AME – Agienciné e Menaxhimit të Emergiencave”, thuhet në dosjen e tenderit.

Kjo specifikë është konsideruar si kriter që e kufizon konkurrencën dhe rrjedhimisht është në favor të një operatori tjetër ekonomik.

Por këto pretendime i ka hedhur poshtë QKUK në një përgjigje për Gazetën Shneta.

“Duke marrë parasysh natyrën e projektit, kompleksitetin teknik, si dhe rreziqet potenciale gjatë realizimit të punimeve, Autoriteti Kontraktues ka përcaktuar kërkesa mbi mundësitë teknike dhe/ose profesionale që synojnë të sigurojnë realizim të sigurt, cilësor dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kërkesat janë proporcionale dhe te arsyeshme, sepse vendosja e këtyre kërkesave i mundëson Autoritetit Kontraktues që: të menaxhojë rreziqet në mënyrë profesionale; të sigurojë përputhshmëri me legjislacionin; të mbrojë interesin publik dhe sigurinë e pacientëve; të shmangë përgjegjësi administrative, civile dhe penale; të garantojë realizim të suksesshëm dhe të sigurt të projektit”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Nga QKUK kanë thënë se edhe OSHP i ka lënë në fuqi këto kritere.

“Vetëm një Operator Ekonomik është ankuar ne OSHP për kërkesat e vendosura ne Njoftim për Kontrate dhe te Dosjes se Tenderit, mirëpo OSHP me Vendim Nr. 2025/1283, i ka lënë ne fuqi kërkesat e vendosura nga Autoriteti Kontraktues, duke mos i kontestuar asnjërën nga to. Autoriteti Kontraktues pas pranimit te Vendimit te OSHP, ka vazhduar me procedurën tenderuese ne fjale, duke e bër hapjen e ofertave, ku me këtë rast janë pranuar 6 oferta gjithsej”, kanë deklaruar nga QKUK.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të ofertuesve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDita Botërore e Obezitetit
Artikulli i rradhës Në Spitalin e Mitrovicës kryhen 875 ekzaminime OCT gjatë vitit 2025

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.