Një studim i publikuar në bazën shkencore PubMed tregon se aktiviteti fizik mund të përmirësojë ndjeshëm vëmendjen dhe funksionet ekzekutive tek fëmijët me çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD).
Sipas një rishikimi sistematik të literaturës shkencore, edhe një seancë e vetme rreth 20 minuta aktivitet fizik si ushtrimet aerobike apo sporti mund të sjellë përmirësime në funksionet ekzekutive të trurit tek fëmijët dhe adoleshentët me ADHD, shkruan PubMed, transmeton Gazeta Shneta.
Funksionet ekzekutive përfshijnë aftësi të rëndësishme si kontrolli i impulsit, memoria e punës, planifikimi dhe përqendrimi, të cilat shpesh janë të dëmtuara tek fëmijët me këtë çrregullim.
Studime të tjera eksperimentale kanë treguar gjithashtu se aktiviteti fizik me intensitet mesatar për rreth 20 minutamund të përmirësojë performancën në testet e vëmendjes dhe të funksioneve ekzekutive tek fëmijët e moshës 6–12 vjeç me ADHD.
Ndërkohë, një meta-analizë e publikuar në vitin 2025, e cila përfshiu 19 studime të kontrolluara, konfirmoi se programet e aktivitetit fizik kanë efekt pozitiv në fleksibilitetin kognitiv, memorien e punës dhe kontrollin e sjelljestek fëmijët me ADHD.
Ekspertët theksojnë se përfshirja e aktivitetit fizik në rutinën e përditshme mund të shërbejë si metodë mbështetëse jo-farmakologjike për menaxhimin e simptomave të ADHD, krahas trajtimeve të tjera. /Gazeta Shneta/


