Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sejdiu: Po bie numri i mjekëve që largohen nga Kosova

Lajme 08/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Puna dhe përpjekjet e viteve të fundit në sektorin shëndetësor, kanë ndikuar që interesimi i mjekëve për t’u larguar nga Kosova të jetë në rënie. Kështu vlerëson kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një intervistë për Indeksonline, duke theksuar se trendi i emigrimit të mantelbardhëve po tregon shenja të qarta stabilizimi.

E gjithë kjo sipas tij tregon se janë bërë përpjekje reale, për të krijuar një perspektivë më të mirë për profesionistët shëndetësorë në Kosovë.

“Rënia e numrit të mjekëve që po ikin nga Kosova është e ndjeshme dhe kjo tregon se është bërë një investim dhe një përpjekje për të dhënë një dritë në fund të tunelit. Ky është sinjal i mirë që mjeku dhe punëtori shëndetësor në Kosovë e sheh perspektivën në të ardhmen. Kjo është e mjaftueshme që mjekët e rinj të mbesin në vend, sepse brenga më e madhe është largimi i tyre. Në këtë ndikojnë kushtet e punës dhe cilësia e specializimeve. Sepse kemi të bëjmë me një gjeneratë të re që është shumë kërkuese në kualitet ”, thotë Sejdiu..

Sejdiu ka paraqitur edhe statistika që tregojnë një rënie graduale të këtij fenomeni ndër vite. Në vitin 2023 nga Kosova janë larguar 167 mjekë, në vitin 2024 ky numër ka rënë në 111, ndërsa në vitin 2025 janë larguar 115 mjekë. Aktualisht, sipas tij, numri është rreth 95.

“Kjo kurbë në rënie tregon se po jepet një sinjal për perspektivë për mjekët në Kosovë. Për këtë mund t’i përgëzoj institucionet, që e ka marrë seriozisht këtë problematikë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se përveç pagave, një faktor shumë i rëndësishëm për mjekët janë kushtet e punës dhe siguria profesionale.

“Nëse kombinohen kushtet e punës me stabilitetin financiar, kjo tregon seriozitet dhe mjeku e sheh perspektivën e tij për të qëndruar në Kosovë”, tha Sejdiu.

E pas punës së madhe bërë ndër vite, Pleurat Sejdiu po synon dhe një mandat tjetër në krye të Odës së Mjekëve të Kosovës, duke theksuar se ka ende energji dhe vizion për të vazhduar punën e tij, në të mirë të shëndetësisë kosovare.

“Mendoj që kam ende energji dhe vizion për ngritjen e kapaciteteve të Odës dhe për ta ngritur atë në një nivel edhe më të dukshëm. Përkundër përpjekjeve të bëra gjatë këtyre viteve, ka ende punë që Oda të zërë vendin e saj në nivelin e organizatave koordinuese për ngritjen e kapaciteteve humane dhe për hartimin e politikave shëndetësore në Kosovë”, deklaroi ai.

Sipas Sejdiut, prioriteti kryesor për mandatin e ardhshëm, do të jetë investimi në kapacitetet njerëzore.

“Prioriteti ynë kryesor është ngritja e kapaciteteve dhe investimi në njerëz, që janë aseti më i madh dhe më i vlefshëm në Kosovë. Konsideroj që gjatë 20 viteve të fundit është bërë pak në këtë drejtim, por vitin e fundit kemi parë lëvizje në përmirësimin e kushteve të punës, cilësisë së shërbimeve dhe infrastrukturës ligjore për mbrojtjen e mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë”, tha ai.

Ai theksoi se është duke u shqyrtuar edhe përmirësimi i cilësisë së specializimeve, si dhe rishikimi i ligjit bazik të shëndetësisë dhe ligjeve që rregullojnë odat e profesionistëve shëndetësorë.

E nuk kanë munguar as Investimet në specializim dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Sejdiu bëri të ditur se Oda e Mjekëve ka investuar mbi 300 mijë euro gjatë dy viteve të fundit në profilizimin dhe trajnimin e mjekëve, përfshirë programe jashtë vendit në Turqi, Kroaci dhe Slloveni.

“Oda e mjekëve ka qenë si Avangardë në investimin në mjek. Mbi 300 mijë euro ne kemi investuar gjatë dy viteve të fundit, në profilizime të mjekëve dhe jashtë vendit si Turqia, Kroacia e sllovenia. Kemi pasur  kontakte të drejtpërdrejta dhe me kolegjet mbretërore të Britanisë së Madhe, për akreditimin e korrikulave të specializime që është një gjë shumë e rëndësishme, e madhe e vlefshme, që mjekët tanë të specializohen në bazë të korrikulave moderne dhe jo ato që i kemi pasur në të kaluaren. Dhe ne do të vazhdojmë me investim.”, përfundoi Sejdiu.

Sejdiu zotohet se do të punojnë në ngritjen e politikave  moderne.

“Zotimi im është se në koordinim me MSH-në dhe institucionet tjera relevante, do të jemi të pakompromis në ngritjen e politikave moderne. Unë do të fokusohem për koordinim të plotë, për rritjen e kapaciteteve njerëzore së pari, por dhe përmirësimin e politikave. Kjo është shumë me rendësi. Sepse ne kemi ligje të mira, por zbatimi është mungesë”, tha ai.

E ndër synimet e tij mbetet dhe digjitalizimi i kompletuar i shërbimeve administrative për mjek/Indeksonline/

Artikulli paraprakRast i pazakontë: Burri sëmuret rëndë pasi konsumoi trurin e ketrit
Artikulli i rradhës Mjekët paralajmërojnë për rritjen e alergjive ushqimore tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.