Një rast i rrallë në Shtetet e Bashkuara u bë objekt studimi kur një burrë zhvilloi një sëmundje të rëndë neurologjike pas konsumimit të trurit të ketrit.
Mjekët zbuluan se pacienti kishte një sëmundje të shkaktuar nga prionet, proteina anormale që mund të dëmtojnë indin e trurit dhe të shkaktojnë çrregullime serioze neurologjike, shkruan Live Science, transmeton Gazeta Shneta.
Këto sëmundje janë shumë të rralla, por njihen për shkak të ngjashmërisë me sëmundjen e lopës së çmendur.
Simptomat përfshinin humbje të kujtesës, çrregullime të koordinimit dhe përkeqësim të shpejtë të funksioneve neurologjike.
Rasti shërbeu si paralajmërim për rreziqet që mund të lidhen me konsumimin e disa indeve shtazore që mund të mbartin patogjenë të rrallë. /Gazeta Shneta/


