Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i fëmijëve me infeksione respiratore në Maqedoninë e Veriut

Lajme 09/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Viruset e traktit të frymëmarrjes vazhdojnë të jenë aktive. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve është rritur numri i kontrolleve por edhe fëmijëve të hospitalizuar.

Një pjesë e tyre trajtohen edhe me mbështetje oksigjeni. “Për momentin pacientët më të vegjël janë në moshë shumë të hershme, që nga të sapolindurit deri rreth tre ose katër muaj. Disa prej tyre janë në mbështetje me oksigjen, megjithatë aktualisht nuk kemi pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore. Zakonisht, rreth 20 deri në 30 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar paraqesin simptoma dominuese respiratorë,” deklaroi Vesna Micevska, mjeke.

Sipas mjekëve aktualisht dominon virusi respirator sincicial, i cili karakterizohet me kollë të fortë.

“Virusi respirator sincicial është karakteristik se ka pasqyrë më të rëndë klinike tek fëmijët më të vegjël, respektivisht tek foshnjat ndërsa tek fëmijët më të mëdhenj kalon më lehtë. Tek më të vegjlit fillon me sekrecion të hundëve dhe kollitje, që më pas vjen tek infeksion më i vështirë siç është bronkoliti, ose ndezje e mushkërive të bardha që manifestohen me kollitje të rëndë, vështirësi në frymëmarrje dhe nevojë për shërim spitalor,” tha Vesna Micevska, mjeke.

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Prindërit këshillohen të shmangin ekspozimin e fëmijëve në ambiente të mbushura me njerëz, të mbajnë higjienë të rregullt dhe në rast të simptomave si kollë e fortë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore. /Alsat/

Artikulli paraprakMbi 1700 foshnjave u bëhen ekzaminime të detajuara në Spitalin e Mitrovicës
Artikulli i rradhës Studim: Ndryshimet në sjellje mund të shfaqen shumë herët para diagnostikimit të demencës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.