Gjatë ditës së djeshme në Spitali i Përgjithshëm Pejë kanë ardhur në jetë 7 foshnja të shëndetshme, prej tyre 6 vajza dhe 1 djalë, duke sjellë gëzim për familjet dhe për stafin mjekësor që kujdeset për jetën e re.
Përveç lindjeve, spitali ka ofruar edhe një numër të madh shërbimesh mjekësore për pacientët gjatë kësaj dite.
Sipas të dhënave të spitalit, janë realizuar 450 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 46 pranime të reja të pacientëve.
Aktualisht, 185 pacientë janë të shtrirë në repartet e spitalit, përcjell Gazeta Shneta.
Në laboratorët e spitalit, 251 pacientë kanë kryer gjithsej 3,478 analiza laboratorike, ndërsa ekipet mjekësore kanë realizuar 9 operacione me sukses.
Po ashtu, janë kryer 36 procedura të dializës për pacientët që kanë nevojë për këtë trajtim.
Në shërbimet diagnostike janë realizuar 120 incizime me rëntgen, 50 ekzaminime me ultrazë dhe 19 rezonanca magnetike (MRI).
Në repartin e kardiologjisë janë kryer 3 teste ergometrie dhe 8 ekzaminime me ehokardiografi, ndërsa në gastroenterologji janë realizuar 8 kolonoskopi.
Ndërkohë, në shërbimet rehabilituese janë ofruar 55 trajtime fiziatrike për pacientët që kanë pasur nevojë për terapi fizikale./Gazeta Shneta/




