Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin e onkologëve të rinj për të përballuar fluksin e pacientëve

Lajme 10/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka kërkuar, përmes një reagimi publik, rritjen e stafit mjekësor me onkologë të rinj në Klinikën e Onkologjisë.

Sipas njoftimit, çdo specialist i papunësuar përfaqëson një mundësi të humbur për diagnostikim më të shpejtë, trajtim më të personalizuar dhe përmirësim të kujdesit për pacientët me sëmundje malinje në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Shoqata e Onkologëve të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me situatën aktuale të shërbimeve onkologjike në vend, në një kohë kur numri i pacientëve me sëmundje malinje vazhdon të rritet nga viti në vit.
Pavarësisht nevojës së madhe për shërbime onkologjike dhe ngarkesës së vazhdueshme në sistemin shëndetësor publik, disa specialistë të rinj të onkologjisë, të trajnuar për vite me radhë me investim të konsiderueshëm publik dhe personal, vazhdojnë të mbeten pa mundësi punësimi në institucionet publike.
Shoqata e Onkologëve të Kosovës vlerëson se çdo specialist i papunësuar përfaqëson një mundësi të humbur për diagnostikim më të shpejtë, trajtim më të personalizuar dhe përmirësim të përgjithshëm të kujdesit për pacientët me sëmundje malinje në Kosovë.
Aktualisht, aplikimi i kimioterapisë dhe radioterapisë në nivel vendi realizohet kryesisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjë që krijon ngarkesë të madhe për sistemin dhe shpeshherë rezulton me vonesa në trajtimin e pacientëve.
Në këtë kontekst, Shoqata e Onkologëve të Kosovës konsideron se angazhimi sa më i shpejtë i onkologëve të rinj do të kontribuonte drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të shërbimeve onkologjike, përmirësimin e qasjes së pacientëve në trajtim dhe në uljen e kohës së pritjes për terapi.
Shoqata u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të adresojnë me prioritet këtë çështje, duke krijuar mundësi për integrimin e specialistëve të rinj në sistemin shëndetësor publik dhe duke forcuar kapacitetet e shërbimeve onkologjike në vend.
Përmirësimi i trajtimit të pacientëve me kancer duhet të mbetet prioritet i përbashkët institucional dhe profesional.

 

 

Artikulli paraprakShpallje për humbjen e dëftesës
Artikulli i rradhës Studim: Gratë që lindin fëmijë pas moshës 33 vjeç, mund të jetojnë deri 95 vjeç

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.