Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Leximi dhe aktivitetet mendore mund të vonojnë shfaqjen e Alzheimerit

Jetë 11/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbajtja e trurit aktiv gjatë gjithë jetës përmes leximit, zgjidhjes së enigmave ose mësimit të aftësive të reja mund të ndihmojë në vonimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe në ngadalësimin e rënies së funksioneve njohëse. Ky është përfundimi i një studimi të ri shkencor që analizoi lidhjen mes aktivitetit mendor dhe rrezikut për demencë.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që angazhohen rregullisht në aktivitete intelektuale – si leximi, shkrimi, mësimi i një gjuhe të huaj, loja e shahut, zgjidhja e puzzle-ve ose vizitat në muze – kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë. Sipas ekspertëve, nuk është e rëndësishme vetëm një aktivitet i vetëm, por përfshirja e vazhdueshme në aktivitete që stimulojnë mendjen dhe që njerëzit i bëjnë me pasion, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studimi përfshiu rreth 2,000 persona të moshës 53 deri në 100 vjeç, të cilët në fillim nuk kishin shenja të demencës. Pjesëmarrësit u ndoqën për tetë vjet dhe iu nënshtruan testeve neurologjike, ndërsa studiuesit analizuan nivelin e aktiviteteve mendore që ata kishin kryer gjatë rinisë, moshës së mesme dhe pleqërisë.

Rezultatet treguan se tek personat me nivelet më të larta të aktiviteteve intelektuale gjatë jetës, Alzheimeri u shfaq mesatarisht rreth pesë vjet më vonë krahasuar me ata që kishin më pak stimulim mendor. Gjithashtu, ata përjetuan një rënie më të ngadaltë të kujtesës dhe të aftësive të të menduarit.

Shkencëtarët e quajnë këtë fenomen “rezervë njohëse”, që nënkupton aftësinë e trurit për të krijuar lidhje më të forta nervore dhe për të kompensuar dëmtimet që mund të shkaktohen nga plakja ose sëmundjet.

Ekspertët theksojnë se edhe ata që nuk kanë qenë shumë aktivë mendërisht në rini mund të fillojnë më vonë, pasi edhe në moshën e mesme është e mundur të përmirësohet shëndeti i trurit. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakTragjedia në Zvicër me disa të vdekur e të plagosur, flet dëshmitari tjetër: Kishte flakë kudo
Artikulli i rradhës Vdekja e 3-vjeçares, reagojnë anesteziologët: Të priten rezultatet e hetimeve, jo sensacion mediatik

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.