Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tragjedia në Zvicër me disa të vdekur e të plagosur, flet dëshmitari tjetër: Kishte flakë kudo

Lajme 11/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një 67-vjeçar me origjinë shqiptare ka folur për mediat zvicerane pas tragjedisë me 6 të vdekur dhe 5 të plagosur në Zvicër, pas përfshirjes nga flakët të një autobusi të transportit publik.

Ai tregoi momentet e para kur shpërtheu flaka dhe se kishte dalë nga shtëpia pa këpucë për të ndihmuar.

“Vetëm flakë kishte kudo”, thotë 67-vjeçari Osman Ismaili, pensionist që jeton në Kerzers prej 35 vitesh, apartamenti i të cilit është ngjitur me vendin ku ndodhi zjarri.

Ismaili ishte duke darkuar me familjen kur papritmas pa zjarrin nga dritarja. “Vetëm bërtita se kishte zjarr dhe dola jashtë pa këpucë,” thotë ai, shkruan Blick transmeton albinfo.ch.

Më tej gjithçka që u zhvillua ishte dramatike, tregoi ai. “Pashë një burrë që mori një gur dhe theu një dritare. Pak më vonë, një person arriti të lirohej nga autobusi. Familja e tij kishte të afërm në autobus. Nuk e dimë ende çfarë ndodhi me ta”, thotë Ismaili me lot. Dhe përfundon: “Është thjesht e keqe dhe e trishtueshme.”

Një autobus i transportit publik u përfshi nga flakët në qendër të Kerzers në kantonin e Fribourg, Zvicër të martën në mbrëmje, duke sjellë një bilanc tragjik me gjashtë të vdekur dhe pesë të plagosur. Sipas mediave vendase, dyshohet se një person hodhi një shishe me benzinë dhe u dogj edhe vetë madje. Megjithatë nuk ka ende një version zyrtar për ngjarjen e rëndë.

Artikulli paraprakGrupi i hakerave iranianë marrin përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj një kompanie amerikane të teknologjisë mjekësore
Artikulli i rradhës Leximi dhe aktivitetet mendore mund të vonojnë shfaqjen e Alzheimerit

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.