Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja e 3-vjeçares, reagojnë anesteziologët: Të priten rezultatet e hetimeve, jo sensacion mediatik

Lajme 11/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës, ka reaguar pas vdekjes tragjike të një fëmije 3-vjeçar, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe duke kërkuar trajtim më të kujdesshëm të rastit në opinionin publik.

Në reagimin e saj, shoqata thekson se dhimbja e familjes duhet të trajtohet me respekt dhe dinjitet, ndërsa kërkon që rasti të mos shndërrohet në temë sensacionaliste në media apo në rrjete sociale, transmeton Gazeta Shneta.

Në të njëjtën kohë, shoqata ka shprehur shqetësim për akuzat publike të drejtpërdrejta ndaj anesteziologut, të bëra ende pa përfunduar hetimet institucionale dhe profesionale.

Sipas tyre, gjykimet e parakohshme rrezikojnë të krijojnë perceptime të gabuara në opinion dhe të dëmtojnë besimin në sistemin shëndetësor.

Shoqata rikujton se anesteziologjia është një specialitet që funksionon mbi standarde të rrepta ndërkombëtare për sigurinë e pacientit dhe përfshin monitorim të vazhdueshëm të funksioneve jetësore gjatë procedurave mjekësore.

Megjithatë, theksohet se anestezioni i përgjithshëm, veçanërisht tek fëmijët e vegjël, mund të shoqërohet me komplikime të rralla dhe të paparashikueshme, të lidhura me gjendjen shëndetësore të pacientit, reagimin individual të organizmit apo faktorë të tjerë klinikë dhe gjenetikë.

Për këtë arsye, shoqata kërkon që rasti të trajtohet me profesionalizëm dhe të analizohet në mënyrë të pavarur nga autoritetet kompetente për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet.

Reagimi i plotë:

Artikulli paraprakLeximi dhe aktivitetet mendore mund të vonojnë shfaqjen e Alzheimerit
Artikulli i rradhës Ndahet nga jeta infermieri Bejtulla Haziri, shërbeu mbi dy dekada në Spitalin e Mitrovicës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.